Dikur

Peticioni i Lidhjes Shqiptare të Gjirokastrës drejtuar fuqive të mëdha

“La République Française” ka botuar, të shtunën e 26 qershorit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me peticionin e Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Featured image of article: Peticioni i Lidhjes Shqiptare të Gjirokastrës drejtuar fuqive të mëdha

TIRANË– Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës sapo ka dërguar peticionin e mëposhtëm që t’u jepet anëtarëve të konferencës :

 Të gjithë shqiptarët në emër të njerëzimit janë duke i bërë thirrje edhe një herë drejtësisë së fuqive të mëdha, duke u kërkuar atyre që të marrin seriozisht rrezikun me të cilin kërcënohen duke parë kështu atdheun e tyre t’i jepet të huajve.

 Shqiptarët u kërkojnë Fuqive të Mëdha që t’u mbrojnë kombësinë dhe integritetin e atdheut të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Përndryshe, ata do të detyroheshin të vdisnin të gjithë, me armët në duar, në mbrojtje të të drejtave të tyre natyrore sesa të mbeten në mëshirën e të huajve.

Marrë nga Darsiani.com

Shto Koment