Bota

Peticioni britanik për të anulluar ‘Brexit’ mbledh 5 milionë firma (Foto)

  • Çfarë është Brexit? Si ndikohet Britania nga dalja nga BE dhe çfarë ndodh nëse Theresa May nuk përpilon një marrëveshje
  • Peticioni që i bën thirrje qeverisë për të revokuar nenin 50 dhe për të anuluar Brexit ka tërhequr më shumë se pesë milionë firma.
    Featured image of article: Peticioni britanik për të anulluar ‘Brexit’ mbledh 5 milionë firma (Foto) Poster nga protesta e zhvilluar në Londër.

    Një peticion online që i bën thirrje qeverisë për të revokuar nenin 50 dhe për të anuluar Brexit ka tërhequr më shumë se pesë milionë firma.

    Peticioni, i nisur në fund të shkurtit, u bë peticioni më popullor ndonjëherë i paraqitur në faqen e internetit të Parlamentit pasi shënoi 4.16 milionë nënshkrime të shtunën.

    Numri rekord i nënshkrimit në peticion erdhi pasi një milion njerëz marshuan nëpër Londër duke kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit.

    Faqja e internetit të Parlamentit është rrëzuar shumë herë që kur peticioni fitoi popullaritet të mërkurën pas apelimit të Theresa May për popullin britanik për ta mbështetur atë, ndërsa ajo kërkoi që deputetët ta mbështesnin marrëveshjen e saj.

    Por May refuzoi mesazhin e peticionit të enjten, pasi dështimi për të përfunduar Brexit do të shkaktonte “dëm të pariparueshëm në besimin publik”.

    Protesta e zhvilluar në Londër ditën e djeshme.

    Peticioni gjithashtu ka shkallën më të lartë të rregjistrimeve që faqja e internetit ka pasur në historinë e saj, sipas komitetit të kërkesave të Dhomës së Përfaqësuesve. Gati 2,000 njerëz po firmosnin çdo minutë.

    Bristol West & Hornsey dhe Wood Green në Londër janë dy zonat me përqindjen më të lartë të regjistrimeve, me 33 përqind të elektoratit që e ka nënshkruar, sipas faqes së internetit livefrombrexit.com.

    Elektorati i Caroline Lucas, Brighton Pavilion, vjen në vendin e tretë, me 32 përqind të elektoratit që mbështet peticionin.

    Votuesit e Jeremy Corbyn në Islington North kanë përqindjen e dhjetë më të lartë, me 30 përqind të votuesve që kanë nënshkruar peticionin.

    Dhe në zonën e opozitës pro-Brexit të Kate Hoey, 25 përqind e votuesve kanë nënshkruar peticionin.

    Në të kundërt, vetëm 2 përqind e votuesve në Walsall North, votuesit e konservatorit Eddie Hughes, kanë nënshkruar peticionin.

    Për të kuptuar më shumë se çfarë është Brexit, klikoni këtu.

    B.N/dosja.al

    Shto Koment