LIVE UPDATES
Politike

Peter Zingraf: Gjermania ka thënë ‘PO’, shpresojmë që të merret një vendim pozitiv në Bruksel

9 Tetor 2019, 13:16 Nga DOSJA
Peter Zingraf: Gjermania ka thënë ‘PO’, shpresojmë

TIRANË- Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, gjatë një intervistë dhënë për Radio Televizionin Shqiptar, ka dhënë komentet e tij për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si edhe kushtet që Bungestagu vendosi për vendin tonë.

Në bisedën e zhvilluar me gazetaren Esmeralda Cenollari, diplomati i sapoemëruar në Tiranë, ka dhënë opinione interesante mbi vendimin e gjykatës për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, si edhe institucionet e reja të drejtësisë që po ngrihen në vendin tonë.

Ambasadori Zingraf ka ndarë për Radiotelevizionin Publik, edhe ndjesitë e para të punës si diplomat në Shqipëri, me vlerësime të veçanta për mikpritjen dhe energjinë e të rinjve shqiptarë.Në 19 shtator, Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, ndërkohë që akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan.

Si e lexoni ju vendim, i cili pati jehonë edhe në Bundestagun gjerman?

Nësë e kam kuptuar siç duhet ky vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda nuk ka hyrë ende në fuqi. Është parimi im sikurse edhe parim i gjithëvlefshëm në kontekstin e bashkimit europian që të mos komentohen procedura vijuese, të cilat nuk janë përmbyllur ende të institucioneve të drejtësisë. Në shikojmë gjithsesi që janë duke u zhvilluar procese gjyqësore edhe kundër personazheve të famshëm, sikurse është edhe rasti në fjalë. Ajo çka unë kam perceptuar nga opinioni publik është që ky vendim në një farë mënyre është quajtur disi minimalist, por më lejoni që të mos komentoj. Le të presim çdo të vendoset në fund.

Ju keni inkurajuar institucionet shqiptare që të rishikojnë projektligjet për rregullimin e mediave online. Çfarë nuk shkon me ato drafte sipas jush? Çfarë duhet rishikuar më konkretisht?

Në fakt unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, por në biseda dhe në shkëmbimet e mija që unë kam pasur me përfaqësues të organizatave në fushën e mediave më janë referuar pra disa probleme që kanë të bëjnë me implementimin e këtyre projektligjeve. Kam përshtypjen që në këtë kontekst do të duhej një reflektim disi më i thellë. Sepse një ligj nuk ekzsiton vetëm si i tillë, ai duhet në një fazë tjetër edhe të zbatohet. Dhe kufiri që ekziston midis mbrojtjes nga shpifjet që mund të gjenden në media dhe nga ana tjetër ruajtjes së lirisë së shprehjes është një kufi shumë i hollë, i cili në momëntin e zbatimit të këtyre projektligjeve duket se krijon shqetësim tek personat përfaqësues të mediave.

Ndaj unë do të apeloja edhe njëherë që në këtë kontekst të konsultoheshin, pra personat përgjegjës të konsultoheshin edhe me përfaqësuesit e mediave.

Në videon e parë përshëndetëse si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri, ju u shprehët se mezi prisni të njihni vendin dhe njerëzit. Si ju duket Shqipëria dhe shqiptarët në këto muaj të parë të punës?

Në fillim më lejoni të them që unë kam mbetur mjaft i befasuar pozitivisht nga mikëpritja që kam gjetur këtu në vendin tuaj. Por ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është fakti që jam takuar me njerëz të rinj të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara, të cilët janë të angazhuar, janë të mirëarsimuar dhe të mirëinformuar. Dhe shpresoj shumë që këta, pikërisht këta njerëz të mund të kenë dhe t’u jepet hapësira e duhur për të bërë atë ç’ka ata dëshirojnë të bëjnë më të mirën për vendin.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit negociatat me be peter zingraf denimi i saimir tahirit negociatat me be peter zingraf

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni