Rajoni

Pësoi krizë në zemër, presidenti Vuçiç del nga spitali, Rama shqetësohet për të…e merr në telefon

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për mediat se gjendja e tij është përmirësuar dhe se ka pranuar shumë telefonata nga kolegët të interesuar për gjendjen e tij.
Featured image of article: Pësoi krizë në zemër, presidenti Vuçiç del nga spitali, Rama shqetësohet për të…e merr në telefon Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI– Pas goditjes që pësoi në zemër, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është lejuar që të dalë nga spitali ku edhe ishte shtruar.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për mediat se gjendja e tij është përmirësuar dhe se ka pranuar shumë telefonata nga kolegët të interesuar për gjendjen e tij.

Ndër të tjerash, nga zyra e presidentit serb thonë se Vuçiç ka marrë edhe një telefonatë edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviç.

Disa ditë më parë presidenti Vuçiç, 49 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment