Rajoni

Pësoi krizë në zemër, ministri i Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e Vuçiç: Mjekët i shpëtuan jetën!

Vuçiç prej disa kohësh kishte probleme kronike e të vogla të zemrës, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, moment kur në të cilin vendosi që të shkojë tek mjekët.
Featured image of article: Pësoi krizë në zemër, ministri i Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e Vuçiç: Mjekët i shpëtuan jetën! Aleksanër Vuçiç

SERBI– Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit serb Aleksandër Vuçiç .

Sipas tij, Vuçiç prej disa kohësh kishte probleme kronike e të vogla të zemrës, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, moment kur në të cilin vendosi që të shkojë tek mjekët. Zlatibor Loncar tha për Tanjug se presidenti i Serbisë ishte në rrezik për jetën.

“Shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar personalisht ekipin mjekësor, të cilët edhe një herë kanë demonstruar ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre,” tha ministri Loncar.

Ministri Loncar tha se pasi ka marrë mjekimin presidenti Vuçiç iu përgjigj mirë trajtimit dhe deri të hënën do të rikthehet në krye të detyrës. 

Dy ditë më parë presidenti Vuçiç, 49 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment