
MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 5 viktima dhe 75 raste të reja me COVID-19.
Me rritjen e sotme numri i të infektuarëve deri më sot ka shkuar në 11.202, ku 7.108 prej tyre janë shëruar plotësisht, ndërsa 505 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa është mësuar se gjithsej janë realizuar 830 testime brenda 24 orëve të fundit, ku 75 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 32 raste të reja, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumic-1, Koçani-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1 , Kërçovë-2, Negotinë-1. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 136 pacientë të shëruar nga Covid-19, raporton Alsat-M.
Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.
A.C/Dosja.al