Politike

Përzgjedhja për pjesëtaret e Kolegjit Zgjedhor, nesër hidhet shorti, në garë 20 gjyqtarë të Shqipërisë

KLGJ do të organizojë shortin e përzgjedhjet, pranë ambienteve tek ”Poli i Drejtësisë” dhe në garë janë 20 gjyqtarë të Shqipërisë.
Featured image of article: Përzgjedhja për pjesëtaret e Kolegjit Zgjedhor, nesër hidhet shorti, në garë 20 gjyqtarë të Shqipërisë Foto ilustruese

TIRANE– Ditën e nesërme në orën 17:00 pritet të hidhet shorti për të përzgjedhur tetë gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.

KLGJ do të organizojë shortin e përzgjedhjet, pranë ambienteve tek ”Poli i Drejtësisë” dhe në garë janë 20 gjyqtarë të Shqipërisë.

Kolegji Zgjedhor do të përzgjidhet me short aty ku do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme në procesin zgjedhor.

NJOFTIMI ZYRTAR

Të nderuar përfaqësues të mediave!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lënda: Njoftim për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm  vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment