Politike

Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Enriketa Papa: Synojmë ardhjen në pushtet me ekipin më të mirë

Papa u shpreh se Partia Demokratike po i përgjigjet kërkesave të reja të demokracisë dhe shtoi se me këtë proces, opozita synon ardhjen në qeverisje me ekipin më të mirë.
Featured image of article: Përzgjedhja e kandidatëve të PD, Enriketa Papa: Synojmë ardhjen në pushtet me ekipin më të mirë Enriketa Papa

TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, ka treguar detaje nga puna që pret atë dhe katër kolegët e saj.

Në një intervistë në News 24, Papa u shpreh se Partia Demokratike po i përgjigjet kërkesave të reja të demokracisë dhe shtoi se me këtë proces, opozita synon ardhjen në qeverisje me ekipin më të mirë.

Ne duam të zgjedhim kandidatët më të mirë. Është bërë punë e mirë për të zgjedhur figurat më të mira. Është një punë e re, me modelin më të mirë. Sot gjithë Komisioni parashtroi idetë e veta. Është një punë e madhe që na pret. Kandidatët do të kalojnë në filtrat e vlerësimit. Është një punë shumë serioze, me integritet të madh. Sot në parlament kemi njerëz pak të njohur dhe pa integritetin e duhur profesional, ndërsa ne do të përzgjedhim më të mirët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne vuajmë akoma nga mentaliteti komunist i një periudhe të mëhershme të historisë sonë politike. Ky mentalitet ishte që lideri, ai që është lart di gjithcka dhe të tjerët nuk pyeten. Kjo gjë duhet të ndryshojë. PD po freskon partinë me emra të rinj, duke bërë të mundur një angazhim të më të mirëve”, u shpreh padagogia

Më herët 5 anëtarët e Komisionit të Përzgjeshjes së Kandidatëve në Partinë Demokratike kanë zhvilluar një takim me Lulzim Bashën. Pas takimin, dy nga anëtarët, Gent Ruli dhe Besnik Mustafaj janë shprehur se i pret një punë e madhe përpara.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment