Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK shpall dhe një tjetër person në kërkim: Survejoi pengun dhe e çoi tek “Golden”

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpallja në kërkim e Aleks Doçjat është bërë nga SPAK, pasi ai shfaqet në pamje filmike në kompleksin “Golden” në Shijak në ditën kur është rrëmbyer prenga.
Featured image of article: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK shpall dhe një tjetër person në kërkim: Survejoi pengun dhe e çoi tek “Golden” Jan Prenga ne kafe me gruan

TIRANË- Aleks Doçaj i njohur dhe me emrin Bardhok, është një tjetër person i shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin e Jan (Jak ose Dodë) Prengës. Doçaj akuzohet se është pjesë e grupit që rrëmbeu, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpallja në kërkim e Aleks Doçjat është bërë nga SPAK, pasi ai shfaqet në pamje filmike në kompleksin “Golden” në Shijak në ditën kur është rrëmbyer prenga.

Në pamjet filmike i kërkuari shfaqet i pamaskuar dhe veshur mban një bluzë me vija të kuqe e të zeza. Po ashtu ai dyshohet se ka qenë pjesë e skuadrës prej 4 veta që kanë marrë peng në 17 janar 2020 Jan Prengën në Kamëz dhe më pas e kanë transportuar në drejtim të kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Dosja.al mëson se sipas dinamikës së pamjeve filmike, Bardhok Doçaj në bashkëpunim me Korado Doda dhe Gentian Bleta, e Aldo Manishta, dyshohet se kanë survejuar më përpikmëri Jan Prengën në një nga kafenetë e Kamzës dhe më pas e kanë rrëmbyer atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment