Bota

“Persona të maskuar e fusin me forcë në një furgon”, kundërshtarja e Llukashenkos nuk është rrëmbyer, arrestohet në kufirin e Ukrainës

Sot një zyrtar i kufirit të Bjellorusisë tha se Kolesnikova u arrestua në kufirin ukrainas mëngjesin e ditës së sotme.  Dy anëtarët e tjerë të opozitës, të cilat ishin me të, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, kaluan kufirin.
Featured image of article: “Persona të maskuar e fusin me forcë në një furgon”, kundërshtarja e Llukashenkos nuk është rrëmbyer, arrestohet në kufirin e Ukrainës Kundërshtarja e regjimit bjellorus, Maria Kolesnikova

BJELLORUSI- Ditën e djeshme mediat e huaja raportuan se  kundërshtarja e regjimit bjellorus Maria Kolesnikova është rrëmbyer, por në të vërtetë Kolesnikova është ndaluar në kufi me Ukrainën në përpjekje për t’u larguar ilegalisht nga vendi.

Dyshimet për rrëmbimin e Marias u ngritën pasi është parë që persona me maska e kanë marrë me forcë në një automjet. Sot një zyrtar i kufirit të Bjellorusisë tha se Kolesnikova u arrestua në kufirin ukrainas mëngjesin e ditës së sotme.  Dy anëtarët e tjerë të opozitës, të cilat ishin me të, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, kaluan kufirin.

“Ne vetëm mund të konfirmojmë faktin, që Maria Kolesnikova nuk donte të largohej me dëshirë nga vendi.”- është shprehur Këshilli Koordinues.

“Maria Kolesnikova nuk mund të dëbohej nga Bjellorusia, sepse kjo grua e guximshme përmes veprimeve të saj e bëri të pamundur deportimin e saj.” – ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Geratschenko.

Kolesnikova është një nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar presidentin Alexandër Lukashenko në zgjedhjet e gushtit. Kolesnikova është e vetmja prej tyre që ka qëndruar në Bjellorusi. Veronika Tsepkalo dhe kandidatja për presidente Svetlana Tikhanovskaya u larguan nga vendi menjëherë pas votimit.

Një tjetër aktiviste femër, Olga Kovalkova, njoftoi të shtunën se ishte arratisur në Poloni mes kërcënimeve për burgim. Autoritetet thanë se më shumë se 600 njerëz u arrestuan të dielën në fundjavën e katërt radhazi të demonstratave anti-qeveritare. BE kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë të hënën dhe tha se po planifikonte të vendoste sanksione

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Rrëmbimi” dhe prezenca e saj në mikrobusin e zi

Anëtarë të familjes së Kolesnikovës kishin dorëzuar kërkesën për person të humbur tek autoritetet. Një dëshmitare i ka raportuar portalit Tut.by, se Kolesnikova të hënën paradite u fut me zor në një mikrobus. As ajo, as Kravzov apo Rodnenkov nuk kishin kontakte më në telefonit. Përveç kandidates së opozitës për presidente në zgjedhjet e 9 gushtit, Svetlana Tichanovskajas që ndodhet në Lituani, Kolesnikova është ndër figurat kryesore që kundërshtojnë presidentin Lukashenko. Tichanovskaja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kolesnikovës. Pas zhdukjes të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme, tha në fillim, se nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e opozitares.

Ditën e djeshme pas zhdukjes së Kolesnikovës reagimet nga Europa shënjestronin qartë autoritetet në Minsk. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh për gazetën gjermane Bild se: Ne jemi shumë të shqetësuar për zonjën Kolesnikova. Arrestimet e vazhdueshme dhe represionet janë të “papranueshme”.

Ndërsa i ngarkuari i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, është shprehur, se Bashkimi Europian pret “lirimin e menjëhershëm të të gjithë personave, të cilët para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara më 9 gusht janë arrestuar për arsye politike.”

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment