Showbiz

Përshëndetje mami, më mungon shumë’, Rita Ora surprizon nënën e saj me një video-mesazh

Me anë të një video-mesazhi ajo ka surprizuar mamanë e saj duke i thënë se i mungon.
Featured image of article: Përshëndetje mami, më mungon shumë’, Rita Ora surprizon nënën e saj me një video-mesazh Rita Ora me nenen

TIRANË– Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora i ka dërguar një mesazh të veçantë nënës së saj e cila ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’.

Me anë të një video-mesazhi ajo ka surprizuar mamanë e saj duke i thënë se i mungon.

“Përshëndetje krejt, përshëndetje mami. Surprizë. Me ka marrë malli shumë. Doja t’ju dërgoj një video për t’iu  treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

S’di nga t’ia filloj por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi. Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë. Te dua shumë dhe zoti të bekoftë. Mirupafshim”.- u shpreh Ora.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment