Sport

Përse presidenti Ilir Meta është tifoz i Celtic?

Për të shuar kuriozitetin ndërkombëtarë jo vetëm vendas, nurmi 1 i Republikës ka dhënë një intervistë tek media britanike Sky News Sport
Featured image of article: Përse presidenti Ilir Meta është tifoz i Celtic?
Përditësuar:

SKOCI – Prej më shumë se një viti presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta është shfaqur shpesh si mbështetës i skuadrës skoceze të Celtic, këtë gjë duke e treguar publikisht ku ka postuar foto me fanellën e këtij klubi, por edhe më statuse të herëpashershme, që lidhen me rezultatet dhe sukseset e këtij ekipi. Kjo gjë ka rënë në sy edhe të mediave britanike. Emitenti prestigjoz “Sky Sport News” ka zhvilluar një intervistë me presidenti Meta pikërisht për këtë çështje. Ja cfarë shkruan:

Ilir Meta, i cili po shërben si President i vendit ballkanik që nga viti 2017, ka postuar gjatë vitit të fundit në profilin e tij në Twitter fotografi dhe video të tij me fanelë të Celtic dhe nuk ka rreshtur së postuari vazhdimisht reagimet e tij për secilën ndeshje.

Postimet e tij në Twitter janë jashtëzakonisht simpatike për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet, duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas, shihet duke vrapuar me fanelën e Celtic, duke bërtitur: “10 kupa në radhë” dhe “Hail Hail”.

Kjo ka bërë që shumë njerëz në këtë pjesë të botës të krijojnë simpati për të dhe të pyesin pse dhe si ka ndodhur kjo.

“Sky Sports News” zhvilloi një intervistë ekskluzive me Presidentin Meta, ku ai shpjegoi arsyet e dashurisë së tij për kampionët skocezë, që shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Hail Hail”.

I ulur në pallatin e tij Presidencial në Tiranë, i veshur me shiritat e famshëm jeshil dhe të bardhë, ai zbuloi se e kishte pëlqyer Celtic që në vitin 1979. Sezonin e kaluar, ai monent e vulosi këtë lidhje të fortë.

Ai tha: “Për herë të parë, pashë Celtic në TV kur erdhën për të luajtur me Partizanin e Tiranës në vitin 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.

“Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Rudi Vata, po luante për Celtic dhe unë isha një mik i mirë me të – dhe akoma jam – dhe ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.

“Por ajo që më lidhi aq fort me Celtic ishte në Sarajevë, një vit më parë. Isha në një vizitë zyrtare në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë, duke brohoritur – nuk ishte shumë  e qartë se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po shkoja te tifozët dhe po i përshëndesja dhe ishte një atmosferë fantastike. Unë pata një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe po flisnim për respektin tonë që kishim për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem kaq shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek me fanatizëm.”

Në verë, Presidenti Meta, 51 vjeç, themeloi një Klub të Mbështetësve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata. Ai është përpjekur t’ia përçojë pasionin e tij ndaj zyrtarëve të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një parullë kelte në mesazhet e tij.

Ai tha: “Hail Hail” tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Është një kënaqësi e madhe për mua që shumë nga udhëheqësit e tjerë të ma kthejnë me të njëjtën shprehje – është shumë frymëzuese dhe entuziaste. Në këto kohët e sotme, na duhet kjo energji dhe optimizëm.

“Puna ime si President nuk është aq e lehtë. Je nën ngarkesë për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, kjo më ndihmon të mbledh forcat dhe të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj ngarkesat dhe të frymëzohem.

Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj kudo këtë. Do të më pëlqente të shkoja në një ndeshje. Nuk kam pasur kohë ende, por së shpejti do të vi dhe do të bashkohem me të gjithë mbështetësit e Celtic, por jo në tribunën VIP.”

Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic mund të arrijë 10 tituj historik në radhë këtë vit – dhe beson se ata mund të kenë një ndihmë të madhe nga nënshkrimi i verës me Albian Ajeti, i cili ka prejardhje shqiptare.

Ai tha: “Tani kemi një tjetër shqiptar, i cili është Ajeti – ai do të jetë një makineri golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudit, i cili është në ekipin e të rinjve të  Celtic), të luajë për ekipin e parë.

Shpresoj që i gjithë ekipi i Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë, pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit duam të kemi 10 kupa në radhë. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Jam optimist që do t’ia arrijmë.”

B.T (Dosja.al)

Shto Koment