Showbiz

Përqafuar me Marinën dhe Getoarin, Sokol Balla flet si asnjëherë për miqësinë e ngushtë me çiftin, i emocionon me dedikimin (FOTO)

Sokol Balla ka publikuar një foto bashkë me Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, dhe i shpreh vlerësimin e madh që ka për ta.
Featured image of article: Përqafuar me Marinën dhe Getoarin, Sokol Balla flet si asnjëherë për miqësinë e ngushtë me çiftin, i emocionon me dedikimin (FOTO) Gazetari, Sokol Balla, moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar.

TIRANË– Gazetari Sokol Balla paska një vlerësim të madh për çiftin Marina-Getoar, dhe këtë sapo e bëri publike në rrjete sociale. Mjaft i rezervuar Sokol Balla ka vendosur që në profilin e tij të publikojë një pozë me dy miqtë, Marina Vjollcën dhe Getoar Selimi.

“Unë s’para shkoj në ngjarje, por dasma para dy vjetësh e dy miqve te mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një “blast”. Urime dhe njëherë dy vjet me pas: jeni të mirë dhë të bukur sërish!!”- shkruan Sokol Balla në një foto përqafuar me Marinën dhe Getoarin në ditën e dasmës dy vite më parë.

“Shumë faleminderit Kol”– shkruan Getoar Selimi në postimin e Sokol Ballës.

“Të faleminderit shumë…Të nderuar që të patëm!!”– vijon Marina Vjollca.

Menjëherë çifti i janë përgjigjur me komente, duke e falenderuar Sokol Ballën. Me sa duket mes tyre paska një miqësi të mirë!

Postimi i Sokol Ballës në rrjete sociale.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment