PolitikeVirale

Përqafimi i ngrohtë me Merkel, kërkesa që i bëri presidentit francez/ Rama publikon pamjet pas Samitit në Berlin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga të cilat vëmendjen e tërheq përqafimi i ngrohtë që pati me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe atë “vllazëror” me presidentin francez Emmanuel Macron.
Featured image of article: Përqafimi i ngrohtë me Merkel, kërkesa që i bëri presidentit francez/ Rama publikon pamjet pas Samitit në Berlin Edi Rama, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron
Përditësuar:

BERLIN–  Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me pamjet e takimit të mbrëmshëm të Samitit të Berlinit. (Lexo këtu) Në pamje duken duke dalë disa nga liderët e Ballkanit mes tyre edhe kryeministrit Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. 

Por ajo që tërheq vëmendjen është përqafimi i ngrohtë që Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe atë “vllazëror” me presidentin francez Emmanuel Macron.

Pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron u bënë bashkë në Berlin. Dy nga temat më të diskuktuara ishin dialogu Kosovë-Serbi dhe stabiliteti i rajonit. Nuk u anashkalua edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Media gjermane DW pas takimit shkruan se negociatat me Shqipërinë mund të shtuhen për në shtator, ndërsa Këshilltari i Merkel, ka hedhur akuza të forta për Ramën. (Lexo këtu)

 

(A.F/Dosja.al)

Shto Koment