Aktualitet

Përplasjet te Astiri/ Bejtja ‘i përvishet’ opozitës: E dashur merr rrugën për te Unaza e Re, sa krime po bëhen…

Reagon Andi Bejtja për prishjen e banesave në Astir.
Featured image of article: Përplasjet te Astiri/ Bejtja ‘i përvishet’ opozitës: E dashur merr rrugën për te Unaza e Re, sa krime po bëhen… Andi Bejtja

Tiranë– Andi Bejtja ka reaguar ndaj dhunës së sipas tij po ushtrohet ndaj banorëve të Astirit, ku sot aty IKMT pio prish 8 ndërtesat e para.

Bejtja ka reaguar ndaj opozitën shqiptare ku i ka theksuar se nuk ka pse vazhdon me rrugëtimin për Shqiperinë, por të marrë rrugen për të Unaza Re. 

“Sa krime po behen nen Emrin tend o Reforme ne Drejtesi….Me beri pershtypje zvarritja qe policia I beri aktivistit te njohur Ervin Goci i cili thjesht po monitoronte protesten e banoreve si aktivist…Nuk pres te flase njeri nga nderkombetaret, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugetimin per Shqiperine”, por mer rrugen per te Unaza Re.”, shprehet  Bejtja. 

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SA KRIME PO BEHEN NEN EMRIN TEND O REFORME NE DREJTESI ! Pas pershendetjes neveritese qe Ambasada Amerikane dhe BE i bene emerimit ne dhunim te Kushtetutes te dy anetareve te Gjykates, nuk ka se si mos ndodhe dhe kjo dhune qe po shohim kete mengjes ndaj banoreve te Unazes se Re e shume shkelje te ligjit e dhunime te demokracise..Te Jeni te bindur keshtu do ndodhe dhe Teatrin apo me cdo gje korruptive sa here qe BE apo USA do mundohem te justifikojne leket e hedhura per reformen ne Drejtesi qe ne fakt po shkojne per kapjen e shtetit nga Kryeministri. SA krime po behen nen Emrin tend o Reforme ne Drejtesi….Me beri pershtypje zvarritja qe policia I beri aktivistit te njohur Ervin Goci i cili thjesht po monitoronte protesten e banoreve si aktivist…Nuk pres te flase njeri nga nderkombetaret, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugetimin per Shqiperine”, por mer rrugen per te Unaza Re.

Ditën e sotme në Astir, qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi,  Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

J.V/Dosja.al

Shto Koment