Politike

Përplasjet në “Kushtetuese”/ Basha takim me Komisionin e Venecias, kryedemokrati: Vendi është në kolaps, nëse Rama shikon interesat e oligarkëve do të përballet me popullin (VD)

Opozita jashtëparlamentare është takuar mëngjesin e sotëm me delegacionin e Komisionit të Venecias, për përplasjet në Gjykatën Kushtetuese. Basha: Takimi ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.
Featured image of article: Përplasjet në “Kushtetuese”/ Basha takim me Komisionin e Venecias, kryedemokrati: Vendi është në kolaps, nëse Rama shikon interesat e oligarkëve do të përballet me popullin (VD) Lulzim Basha me gazetarët pas takimit me Komisionin e Venecias

Tiranë- Mëngjesin e sotëm kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias për procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas takimit kreu i PD-së u shpreh se Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ai paralajmëroi qeverinë që nëse do të vijojë të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të përballen me këtë grusht njerëzish.

Të pranishëm në takimin që u zhvillua në  hotel“Rogner” ishin edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, si nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.


Një delegacion i Komisionit të Venecias, mbërriti dje në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit dhe Presidentit që të gjykojë veprimet e institucioneve shqiptare për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky delegacion zhvilloi dje takime me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe me Arta Vorpsin, e cila është “molla e sherrit” në përplasjen për Gjykatën Kushtetuese.

Dy ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. Në lidhje me këto ndryshime, Meta është shprehur se kjo është një “marrëzi anti-kushtetuese” dhe një përpjekje “për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si erdhi ngërçi në Kushtetuese

Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment