Rajoni

Përplasjet me Turqinë dhe kriza e refugjatëve/ Greqia zgjat kohën e shërbimit ushtarak, 3 muaj më shumë

Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak të detyrueshëm nga 9 muaj që është tani, në 12 muaj.
Featured image of article: Përplasjet me Turqinë dhe kriza e refugjatëve/ Greqia zgjat kohën e shërbimit ushtarak, 3 muaj më shumë Foto ilustruese

ATHINË– Greqia po kërkon që të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja duke zgjatur edhe kohën e shërbimit. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak të detyrueshëm nga 9 muaj që është tani, në 12 muaj.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku shumica do të shkojë për të shërbyer.

Greqia ka tashmë probleme të mëdha në kufirin detar lindor, nga njëra anë me Turqinë dhe nga ana tjetër dyndjet e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e mesme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Europë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment