Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Përplasje në KQZ për zbrazjen e KZAZ-ve, kryetari Zguri: Ky nuk është qëndrimi im, njoh dekretin e presidentit
14 Qershor 2019, 17:38Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i KQZ, i zgjedhur nga opozita, Klement Zguri është shprehur se deklarata e KQZ-së ndaj kryebashkiakëve opozitarë nuk ishte qëndrimi i tij, por i katër anëtarëve të maxhorancës.
“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta. Njoh dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor”, ka thënë Zguri.
Ditën e sotme kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Përmetit. Rama reagoi duke i kërkuar që të mos i pengonin zgjedhjet, ndërsa ata iu kundërpërgjigjën duke u shprehur se po zbatonin vendimin e presidentit Meta.
KQZ gjithashtu doli në një deklaratë për shtyp, ku i kërkoi kryebashkiakëve opozitarë që të mos cënonin procesin zgjedhor.
Më 10 qershor, presidenti Ilir Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejojë një garë farse ku mungon opozita duke anuluar dekretin për zgjedhjet. Ndërsa ditën e djeshme, pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve.”
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu, ku ka vendosur datën e protestës së radhës së opozitës, e cila do të mbahet më 21 qersh...
Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme në takimin elektoral në PAtos të Fierit, ku prezantoi kandidaten për këtë bashki.Por ajo që nuk u vu re në media ë...
FIER- Rama iu tha qytetarëve të Patosit e askush nuk do të përjashtohet nga reforma në drejtësi, madje nuk ka përjashtuar as veten, duke thënë se:“Duam një drej...
FIER- Nga takimi me qytetarët në Patos, kryeministri Edi Rama ka vijuar me “luftën” me gazetarët, duke i akuzuar se mbjellin frikë tek populli.“Shoh që përpjekj...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin e policisë në Elbasan.Lleshaj shkruan se dy mega-operacionet i kanë dhënë një goditje...
FIER- Kryeministri Edi Rama po vijon fushatën elektorale, ku pasditen e sotme është ndalur në Patos, ku prezantoi kandidaten e PS për mandatin e tretë, Rajmonda...
TIRANË– Kryebashkiakët e PD-së i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në thirrjen që ky i fundit i bëri për moszbrazjen e KZAZ-ve. Me anë të një re...
PATOS- Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët nga Patosi i ka treguar presidentit Ilir Meta rrugën për zgjidhjen e krizës politike në vend.Në fjalën e ti...
PATOS– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para qytetarëve të Patosit një simpatizante të PS, e cila kishte ardhur nga Amerika për të votuar në zgjedhjet e 30 q...
TIRANË– OSBE-ja ka nxjerrë raportin paraprak në lidhje me zgjedhjet vendore në Shqipëri.“Zgjedhjet në Shqipëri po zhvillohen në kushtet e një ndarjeje të t...