Politike

ME VIDEO/ Përplasje në Durrës, policia shpërndan protestuesit, shoqëron kreun e FRPD-së dhe një prej organizatorëve

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, protestuesit kundërshtojnë të shoqërohen, ndërsa efektivët i thonë njërit prej tyre të futet në makinë.
Featured image of article: ME VIDEO/ Përplasje në Durrës, policia shpërndan protestuesit, shoqëron kreun e FRPD-së dhe një prej organizatorëve Foto nga Durresi

DURRËS– Policia e Durrësit ka shpërndarë protestuesit e mbledhur në Durrës, të cilët ishin mbledhur për të mbështetur protestën e organizuar në Tiranë, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, protestuesit kundërshtojnë të shoqërohen, ndërsa efektivët i thonë njërit prej tyre të futet në makinë.

Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar gjithsej dy presona, të cilët janë organizatorët e rpotestët dhe një prej tyre është kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajramaj. Ky i fundit u lirua pak orë më pas.

Personi që po filmon e pyet policin se përse duhen shoqëruar protestuesit, ndërsa efektivi i përgjigjet se është tubim i paligjshëm.

Pjesë nga biseda

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Djali: Pse po e shoqëroni

Efektivi: Është tubim i paligjshëm

Djali: Po ku e di ti që është tubim i paligjshëm, ku e di ti …pse duhet të marrësh Artjonin patjetër? E…? Pse?

Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment