
TIRANË– Dy avokatët, Rezart Kthupi dhe Brizida Gjikondi janë përplasur mbrëmjen e sotme për protestën e kontrollorëve. Të ftuar në ‘Open’, të dy po diskutonin në lidhje me këtë protestë që ka bllokuar fluturimet në vend.
Gjikondi tha se të gjithë janë të zëvendësueshëm duke shtuar se Kthupi nuk duhet që t’i shikojë kontrollorët si klientë. Ndërsa avokati i kontrollorëve u shpreh se ata duhet të ishin trajtuar më mirë.
Pjesë nga biseda:
Brizida Gjikondi: Ju e dini kur shkoni në Gjykata do prisni vendimin e saj. Është grevë e pastër, ka elementë të një tradhti kombëtare. Këta kontrollorë kanë jo vetëm licenca nga BE për funksionin por edhe certifikata pastërtie nga Ministria e Brendshme. Pritet për 2 javë të vijnë forcat e NATO-s dhe ne të bëjmë kështu shakash që e shoh me sfond të dyshimtë. Këto janë kusure të klasës politike por edhe të gjithë papërgjegjshmërinë. Shqipëria është pjesë e konventës së Chicagos dhe jeni të gjithë të zëvendësueshëm, duhet ta dini këtë gjë.
Rezart Kthupi: Jo unë këtë përgjigje..
Brizida Gjikondi: Jo ju duhet ta dini këtë përgjigje sepse jeni avokat. Mos i trajto klientët e tu si nëpunës të administratës dhe të dorës së dytë.
Rezart Kthupi: Ndoshta duhet të ishin trajtuar më mirë
Brizida Gjikondi: Ti po i shikon si klientë, dhe unë të them të mos e bësh këtë gjë, sepse po i çon në dyer prokurorish, jo dokudo.
(f.m/dosja.al)
Kjo e ashtuquajtura juriste ben sikur di dhe kupton shume. Me sa duket duhet vizituar tek psikologu se ka manine e kundershtimit. Gjynah!