Aktualitet

Përplasje mes banorëve dhe Policisë në Laknas, një grua humb ndjenjat, fëmijët qajnë (Foto+VD)

Disa gra janë përplasur me Policinë në Laknas, një prej tyre ka humbur ndjenjat.

Tiranë- Banorët përplasen me Policinë në Laknas pasi nuk lejojnë ndërtimin e thertores në zonën e pyllëzuar.

Gjatë përplasjes së grua ka humbur jetën dhe ndërkohë disa fëmijë shpërthyen në të qara.

“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale.”, u shpreh një banore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Foto nga përplasjet me Policinë:

Tensione në Laknas. Mëngjesin e sotëm një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas, ku pritet të ndërtohen thertore.Të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë masakër mjedisore. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment