
Greqi- Pas përleshjes me mjete të mprehta që ndodhi mes një grupi shqiptarësh dhe palestinezësh në burgun e Agia Chania në Greqi, ka humbur jetën në spital një pakestinez.
Dosja.al mëson nga burgu i Hanias, se viktima është një i burgosur nga Pakistani, i cili u godit me thikë në gjoks gjatë një episodi të kohës së drekës me të burgosurit e tjerë me kombësi shqiptare.
Viktima u dërgua menjëherë në gjendje të rëndë në spital, i goditur me mjete te mprehta në pjesët e gjoksit duke i shkaktuar hemoragji.
Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të rënda.Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët përleshen në burgjet greke, përveç palestinezëve ata janë përplasur edhe më një grup algjerian në burgun e Avlonas.
J.V/Dosja.al