Aktualitet

Përplasja për ferro-kromin/ Versionet e dy familjeve për atentatin në Bulqizë, vëllai i autorit: Kemi frikë të dalim. Protagonisti: Autori ishte në ndjekje të kushëririt tim

Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.
Featured image of article: Përplasja për ferro-kromin/ Versionet e dy familjeve për atentatin në Bulqizë, vëllai i autorit: Kemi frikë të dalim. Protagonisti: Autori ishte në ndjekje të kushëririt tim Shaqir Tollja, atentati ne Bulqize

BULQIZË– Atentati i ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë nxorri në pah problemet me dy fisve Tollja dhe Zeneli. Dje ku u qëllua me armë në drejtim të një makine ku ndodheshin dy kushërinjtë, Erlind dhe Shaqir Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli.

Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që Besmir Zeneli i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.

Shaqir Tollja, një ndër protagonistët shprehet se autori ishte në ndjekje të kushëririt të tij. Ai thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër vëllai i autorit që qëlloi me armë, Ergys Zeneli akuzon dy kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qëlluar të parët nga vëllait të tij, Besmirit. Ai shprehet se janë ata që duan ti sheshojnë gjakrat mes familjeve e se dalin në Bulqizë me frikë.

Ngjarja ndodhi diten e djeshme rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Ata kanë bërë me dije se disa muaj më parë autori i atentatit të sotëm ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj familjes Tollja, përfshirë edhe kërcënimin me armë në kokë të një 15-vjeçari. Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

  • 14:10

    Flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqizë: Kushërinjtë e nisën të parët, ne prej kohësh dalim me frikë në qytet

    Vëllai i autorit që qëlloi me armë, Ergys Zeneli, ka rrëfyer për “BalkanWeb”, një tjetër version të ngjarjes. Ai akuzon dy kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qëlluar të parët nga vëllait të tij, Besmirit. Ai shprehet se janë ata që duan ti sheshojnë gjakrat mes familjeve e se dalin në Bulqizë me frikë.

    Vijme tek ngjarja e djeshme qe tronditi opinionin, por edhe familjen time, pasi nuk shquhemi si pjesmarres ne te tilla veprime. Te pretenduarit si te demtuar, kane qene duke qendruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makine. Ne ate moment ne baze te deshmitareve okular dhe provave filmike tashme te administruara nga komisariati i Bulqizes, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja se bashku me nje apo dy makina tjera jane vene ne ndjekje te Besmirit. I kane dale paralel ne ecje e siper dhe nen kercenimin e armes i kane kerkuar te ndaloje makinen. Nderkohe qe Besmiri ka rritur shpejtesine shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prere rrugen per ta detyruar te ndaloje. Besmiri i ndjere i cenuar per jeten e tij, ka reaguar duke e perplasur me pjesen e parakolpit. Pak me larg, prane nje karburanti tek rruga e Arberit, Lindi Tollja sipas te dhenave ka kryer dy ose me shume qitje ne drejtim te automjetit, ku dy prej plumbave kane goditur ne pjesen e perparme te makines. Saktesisht ne pjesen e kofanos. Ne si familja e tij denojme cdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njekohesisht kerkojme qe edhe ngjarjet te sqarohen plotesisht e jo te montuara duke perfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohesh dalim me frike ne Bulqize dhe gjithnje jemi perpjekur te sheshojme mosmarreveshjet e biznesit duke perfshire edhe pale te treta shpesh here. E kurrsesi ti bejme personale me kushurinjte tane apo me kedo tjetër”, është shprehur vëllai i autorit.

  • 13:59

    Sherri për kromin në Bulqizë, Shaqir Tollja: Autori qëlloi me armë drejt kushëririt. Ai ka miq në shtet, ndaj nuk arrestohet

    Shaqir Tollja, një ndër protagonistët që iu bë atentati ditën e djeshme në Bulqizë shprehet për ‘Report Tv’ se autori ishte në ndjekje të kushëririt të tij. Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar me armë në automjetin Land Rover ku udhëtonin Shaqir dhe Erlind Tollja, përkatësisht 52 dhe 26 vjec, vetë Shaqir Tollja thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat. “Ngjarja e ka zanafillën më 18 gusht më ka kërcënuar djalin, bëmë denoncimin në polici. Më 9 shtator më ka dhunuar mua, erdhi policia bëmë denoncimin por prapë nuk e arrestuan. Ditën e premte, kushëriri im Erlind Tollja erdhi tek kapanoni ku punoj e më tha që po më përndjek Besmiri, unë e shoqërova për në Krajkë. Unë isha me makinën time, Erlindi Tollja me makinën e vet. Autori është Besmir Zeneli, ka qëlluar më armë ndaj automjetit të Erlindit. S’dimë ku na gjen rreziku prej tij, se dikush e mbron në shtet. Nuk kam konflikte por kushërinjtë e mi kanë bashkëpronësi me Zenelin në fabrikën e ferrokromit” – tha Tollja.

  • 10:49

    Detaje nga atentati i dështuar në Bulqizë/ Si shpëtuan dy kushërinjtë nga plumbat, ndaluan makinën në anë të rrugës, konflikti për…

    Bulqiza u trondit ditën e djeshme nga një atentat që dështoi! Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Shënjestra Eri Tollja po qarkullonte me makinë më të afërmin e tij, Shaban Tolljan, kur mjeti i tyre është qëlluar me breshëri automatiku nga një person i identifikuar si Besmir Zeneli. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.

    Detajet nga ngjarja: Në momentin që policia e Bulqizës dhe forcat “Shqiponja” në Dibër, të cilët menjëherë kanë ngritur postblloqe në Qafë-Bualli dhe në Fushë-Bulqizë. Autori në afërsi të Teqes Bulqizë e ka braktisur makinën dhe dyshohet të jetë ngjitur në mal, për t’iu shmangur arrestimit. Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që B. Z. i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë. Zyrtarë të Policisë bënë të ditur se rreth orës 14:30 janë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në një segment të Rrugës së Arbrit, në afërsi të Qytetit të Ri Bulqizë. “Shtetasi B. Z., duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. Tollja, dhe Sh. Tollja, kushërinj me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit”, thanë drejtues të Policisë Dibër.

    Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Shto Koment