Politike

Përplasja për borxhin, Sejamini i kërkon llogari Denajt: Sa u ke dhënë shqiptarëve?

Analisti Neritan Sejamini është përplasur me ministren e Financave Anila Denaj për borxhin e marrë nga qeveria. Ai i ka kërkuar llogari ministres se sa para do të shkojnë për shqiptarët, duke qenë se janë marrë në emër të tyre.
Featured image of article: Përplasja për borxhin, Sejamini i kërkon llogari Denajt: Sa u ke dhënë shqiptarëve? Neritan Sejamini dhe Anila Denaj

TIRANË -Analisti Neritan Sejamini u përplas me ministren e Financave, Anila Denaj, për shumën e lartë të borxhit që ka marrë qeveria shqiptare. Nga emisioni “Open”, Sejamini i ka kërkuar llogari Denajt, sesa para kanë shkuar për shqiptarët.

Denaj u përgjigj se borxhi i marrë do të shkojë për rimëkëmbjen.

Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.

Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.

Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment