Politike

Përplasja PD-PS, ODIHR: Jemi të gatshëm të asistojmë në Këshillin Politik

Në një prononcim për Dosja.al, ODIHR u shpreh se ashtu siç ka mbështetur punën e Komitetit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë, është e gatshme të ndërhyjë edhe për zgjidhjen e ngërçit në Këshillin Politik. 
Featured image of article: Përplasja PD-PS, ODIHR: Jemi të gatshëm të asistojmë në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, ODIHR dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË– Zyra për të Drejtat Demokratike dhe të Njeriut (ODIHR) është treguar e gatshme që të ndërhyjë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes maxhorancës dhe Opozitës jashtëparlamentare, përsa i përket Këshillit Politik.

Në një prononcim për Dosja.al, ODIHR u shpreh se ashtu siç ka mbështetur punën e Komitetit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë, është e gatshme të ndërhyjë edhe për zgjidhjen e ngërçit në Këshillin Politik. 

Siç e dini, ODIHR mbështeti punën e Komitetit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe shpresojmë të marrim detaje rreth fushës së parashikuar të aktiviteteve të Këshillit dhe se si mund të jemi të një ndihme konkrete. ODIHR mbetet e gatshme të mbështesë Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve tona zgjedhore,“- u shpreh për Dosja.al.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Politik u mbyll pa dakordësi në mbledhjen e 14 shtatorit. Opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave. Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment