ME VD- Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria
TIRANË- Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria ...
TIRANË- Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria ...
TIRANË- Nuk kanë të ndalur incidentet para finales së Conference League, pasi te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar sot se biznesi i vogël do të taksohet. Me ...
Foto ilustruese TIRANE- Ludian Zaimi vetëm 25 vjeç ndodhet sot pas hekurave pasi vendosi që problemin personal që kishte me kole...
TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është përfshirë në debat me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas akuzës indirekte nga ky i fundit se pas zjarrit tek “Sarajet e Toptanëve” fshihen politikanë që kërkojnë të ndërtojnë kulla. Në një reagim në rrjetet sociale, Nishani thotë se për mentalitetin e pasardhësve të stalinistëve, të jesh pronar i ligjshëm është e papranueshme. Teksa i përgjigjet Veliajt, Nishani thotë se nuk është bashkëpronar tek “Sarajet”. “Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies. Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.”,-thotë Nishani, ndërsa pohon se i vjehrri është një nga 27 pronarët. Ish-presidenti sqaron se kushdo që përfiton nga ndërtimi i një kulle mbi “Sarajet”, duhet të bashkëpunojë me Ramën dhe Veliajn.
Deklarata e Erion Veliajt për Nishanin: Shikoni cili president i republikës vrapon menjëherë te këndi i lojërave, që s’është monument kulture dhe te ngrehina prej tallashi, që s’ishte monument kulture, dhe nuk reagon për djegien e një monumenti kulture dhe nuk shprehet për një monument kulture dhe do e gjeni fare mirë për kë e kam fjalën dhe, shikoni dokumentet e hipotekave dhe do e shihni mirë se për kë e kam fjalën. Kanë provuar lobim dhe te unë dhe funksionarë të lartë të qeverisë, mundohen të ngrenë histeri për ndërtesa që nuk janë monument kulture apo për hapësira siç është parku i Liqenit që është një hapësirë për t’u zhvilluar për ta shijuar njerëzit, por aty ku janë pronarë nuk e kanë problem të lobojnë që të ndërtojnë kulla, të të ndryshohet plani i qytetit, të djegin shkolla apo të djegin djegin shtëpi muze, më rezulton që dyfytyrsia e tyre që ngrenë stuhi nga hiçi, ndërkohë që me letër, me dokument që është monument kulture nuk thonë asnjë fjalë. Ne e kemi filluar procesin e shpronësimit që në janar të 2021 dhe jemi në muajin e 8 dhe ky proces zgjat 1-2 vite. Ajo që përkonte sot në të gdhirë ishte afati i procedurës finale të shpronësimit, ku botohet siç ishte botuar sot shpallja për shpronësim dhe duke qene se kjo ishte dita e fundit është menduar nga keqbërësit që të provonin fatin ose fatkeqësinë e tyre duke djegur ndërtesën. Është një skemë e njohur nga keqbërësit në tiranë. Më vjen keq ta them por edhe në rrethet private të bashkëpunëtore e kam pasur një nuhatje për të penguar procesin e shpronësimit. Kama pasur një ndjesi që diçka e çuditshme do të bëhej.
Përgjigja e ish-presidentit:
“Të nderuar miq, “Zjarri në Reishtag” si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë ! Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si “ Sarajet”, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar. Pronarëve të ligjshëm të asaj prone !
Simbioza e pasardhësit gagarel me mentalitetin e parardhësve stalinistë në urrejtjen ndaj pronarëve të ligjshëm, me taban e qytetarë nuk vihet në dyshim këtë rast. Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate. Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.
Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies. Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.
Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone. Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia. Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë. Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë !
Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall. Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”. Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave ! Pra vetëm me firmën e Edi Ramës ! Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.
Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri). Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama. Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.
Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart ! Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.
Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë ! Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.
E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë. Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit, përndryshe ta merr shteti sipas nenit 120, pika 2/a të Ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky është dhe synimi i zjarrvënësve, qartazi ! Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !
Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre. Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar. “Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë !
Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki ! Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh. Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.
Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj !
Sa për “merakun” që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty. Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive. Jetonte me delirin e pafundësisë! Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur. Shqipëria nuk do të jetë përjashtim.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Media franceze France 2 i ka kushtuar së fundmi një reportazh Shqipërisë turistike, ku e krahason jugun e vendit me një Tajlandë të vogël. Këtë e k...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë të hapur mundësinë për qëndrimin e refugjatë afganë në Shqipëri, në një afat më të gjatë nga sa është parashikua...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me djegien e Sarajeve të Toptanëve, ngjarje e ndodhur gj...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thënë se është identifikuar autori i zjarrvënies së monumentit të kulturës në Tiranë, të njohur si “Sarajet...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Erjon Veliaj si personin që dogji ‘Sarajet e Toptanëve’. Berisha ka ndarë në ‘Facebook’ pam...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 110 vjetorin e vdekjes së rilindasit dhe mësuesit Petro Nini Luarasi. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se am...
TIRANË–Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se nuk ishte i gatshëm për të ndarë me mediat informacione që lidhen me ardhjen e grupeve të afganëv...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar pas më shumë se 13 orësh për zjarrin që ra mbrëmjen e djeshme në ‘Sarajet e Toptanëve...