Politike

Përplasja në Sheshin Skënderbej, reagon Basha: Protesta është liri e patjetërsueshme!

VIDEO
Sipas Bashës, protesta është liri e patjetërsueshme.
Featured image of article: Përplasja në Sheshin Skënderbej, reagon Basha: Protesta është liri e patjetërsueshme! Lulzim Basha

TIRANE- Sjellje tipike të një regjimi, të një diktature e ka quajtur sot kreu i PD-së, Lulzim Basha reagimin e policisë kundër protestuesve në shesh, që paraditen e sotme janë shoqëruar zvarrë në polici, pasi kanë tubuar për të drejtat e tyre.

“Është e njëjta gjë që ndodhi dje dhe pardje, e dënoj me ashpërsi maksimale këtë shellje prej regjimi. Është shkelje elementare e të drejtave të njeriut, ky trajtim që i bëhet njerëzve që protestojnë për liritë dhe të drejtat kushtetuese nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me BE, është ngjarje tipike për një regjim”- tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Bashës, protesta është liri e patjetërsueshme. ”Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk kufizon të drejtën për të prorestuar, qytetarët marrin masa për të respektuar distancën që të mos shkelen udhëzimët që kanë të bëjnë me shëndetin, por nëse kushtet zbatohen, asnjë shtet vec diktaturës nuk ka të drjetë të kufizojë këtë liri themelore”-tha ai.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment