Politike

Përplasja në Elbasan, gazetari: Nuk qëlloi i pari Papleka, por iu përgjigjë të shtënave

Duke folur në lidhje me ngjarjen, Vezaj tregoi se kanë nisur të shpërndahen pamje të njënashme filmike në lidhje me ngjarjen.
Featured image of article: Përplasja në Elbasan, gazetari: Nuk qëlloi i pari Papleka, por iu përgjigjë të shtënave Flamur Vezaj, Luçiano Boçi

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje ‘Skype’ nga SHBA me emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka folur në lidhje me atë që dinte për përplasjen e ndodhur në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Duke folur në lidhje me ngjarjen, Vezaj tregoi se kanë nisur të shpërndahen pamje të njënashme filmike në lidhje me ngjarjen. Sipas Vezajt, nuk ka qëlluar i pari ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Papleka, por ai është përgjigjur zjarrit armëve të dy personave të tjerë, Klemend Xhaferri dhe Suel Çela.

‘Në dijeninë time, oficeri Arbër Papleka nuk ka qëlluar i pari. Ai i është përgjigjur plumbave që kanë lëshuar në drejtim të tyre, Klemend Xhaferri dhe Suel Çela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këta dy persona kanë ardhur me makinë në vendin e ngjarjes dhe sapo kanë dalë nga mjeti, kanë qëlluar me armë, duke marrë edhe përgjigjen nga pala tjetër’, është shprehur gazetari Flamur Vezaj.

Syri.net

Shto Koment