Politike

PËRPLASJA/ “Mos i kthe gjërat siç të leverdisin”, Haxhiu debat me Markun, analisti: Të futen në burg ata që shembën TK e vodhën votat

Marku tha se do ta besonte këtë reformë kur të shikonte që të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, vjedhjes së votave dhe parashtrimit për legalizimin e kanabisit.
Featured image of article: PËRPLASJA/ “Mos i kthe gjërat siç të leverdisin”, Haxhiu debat me Markun, analisti: Të futen në burg ata që shembën TK e vodhën votat Baton Haxhiu dhe Mark Marku

TIRANË– Dy analistët Mark Marku dhe Baton Haxhiu janë përplasur me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme, teksa komentoni Reformën në Drejtësi.

Marku tha se do ta besonte këtë reformë kur të shikonte që të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, vjedhjes së votave dhe parashtrimit për legalizimin e kanabisit.

Haxhiu i kërkoi Markut të kishte durim dhe i tha që të mos i kthente gjërat siç i leverdisnin.

Pjesë nga biseda

Mark Marku: Nuk e besoj Reformën në Drejtësi nëse nuk shkojnë para gjyqit ata që kanë shembur Teatrin Kombëtar në shkelje të plotë të ligjit, ata që kanë vjedhur votat dhe ata që janë përfshirë në legalizimin e kanabizimit në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Por, por këtë do ta shohim pasi të mbarojë reforma

Mark Marku: Është SPAK-u, nuk e pengon kush SPAK-un të vijojë hetimet. T’u japim një shenjë shqiptarëve, ka tre katër prova, që tregojnë se kjo reform nuk bëhet kot…

Blendi Fevziu: Po, por SPAK-u s’ka ku t’i çojë pa u zgjidh kjo çështje.

Baton Haxhiu: Vetëm një ndërhyrje sepse Marku i mori ashtu siç i leverdis dhe i interpretoi Unë nuk thashë që duhet të amnistohet kushdo, qoftë nga kjo qeveri dhe e kaluara Bindu që askush nuk do amnistohet dhe të gjithë do të dalin para drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mark Marku: Me këto parashikimet utopike nuk funksionon…

Baton Haxhiu: Nuk janë utopike

Mark Marku: Po presim, ka ardhur koha të gjykojmë rezultatet

Baton Haxhiu: Por duhet të krijohet Reforma në Drejtësi

Mark Marku: Po s’bën pra sepse ndërhyn kryeministri. Kryeministri shkel ligjin dhe nuk e dënon askush. Nëse shembet Teatri dhe askush nuk del para drejtësisë, çfarë presim…çfarë Reforme ke ti

Baton Haxhiu: Mark vetëm një gjë…

Mark Marku: Po ka tetë vjet tashi…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment