Politike

Përplasja Meta-Kim, gjithë sytë e botës nga Shqipëria, djali i Donald Trump i përfshirë, komenti që la dhe mesazhi i ‘fshehtë’ për ambasadoren 

Por mesa duket nuk janë vetëm "sytë" e Grenell, ato që po shohin nga Shqipëria këtë 25 prill. Edhe djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jr., po i ndjek nga afër zhvillimet. Sipërmarrësja shqiptare, Evi Kokalari ka pikasur që ai kishte ripostuar komentin e Grenell për Shqipërinë. 
Featured image of article: Përplasja Meta-Kim, gjithë sytë e botës nga Shqipëria, djali i Donald Trump i përfshirë, komenti që la dhe mesazhi i ‘fshehtë’ për ambasadoren  Evi Kokalari, Richard Grenell dhe Donald Trumo Jr.

TIRANË– Ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell komentoi dje situatën e ditës së fundit të fushatës duke dalë haptazi kundër ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Lidhur me debatin që Kim kishte me presidentin Ilir Meta, Grenell bëri thirrje për distancim të ambasadores.

Por mesa duket nuk janë vetëm “sytë” e Grenell, ato që po shohin nga Shqipëria këtë 25 prill. Edhe djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jr., po i ndjek nga afër zhvillimet. Sipërmarrësja shqiptare, Evi Kokalari ka pikasur që ai kishte ripostuar komentin e Grenell për Shqipërinë.

“Unë e di që Richard Grenell e do Shqipërinë dhe po i ndjek nga afër zgjedhjet e të dielës, ashtu siç ma konfirmoi edhe mua. Por është mirë që shoh se edhe Donald Trump Jr. bie dakord me të,”-shkruan Evi Kokalari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por çfarë ndodhi dje?

Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bënin gati cfurqet më 25 prill nëse u cënohet vota. Kjo deklaratë nxiti reagimin e Kim, e cila kërkoi që Meta të mos nxiste dhunë. Replika e Kim agravoi reagimin e Presdientit. Nga studioja e “Çim Peka Live”, Meta tha se Kim e kishte kërcënuar dhe se ajo tashmë është bërë palë me Ramën. Madje kreu i Shtetit shtoi se ishte i përgatitur edhe për faktin se SHBA-ja mund ta vriste po të donte.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment