Politike

Pèrplasja Meta-Dvorani, Avokati i Popullit: Presidenti ka të drejtë, kemi dorëzuar një padi për kreun e KED

Ballanca tha se në këtë debat ka të drejtë Presidenti dhe institucioni që ajo drejton, ka dorëzuar dhe një padi për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Featured image of article: Pèrplasja Meta-Dvorani, Avokati i Popullit: Presidenti ka të drejtë, kemi dorëzuar një padi për kreun e KED Ardian Dvorani dhe Erinda Ballanca

TIRANË- Avokati i Popullit, Erinda Ballanca ka reaguar në lidhje me pèrplasjen Meta-Dvorani. Në një intervistë në emisionin “Përballë” në RTSH, Ballanca tha se në këtë debat ka të drejtë Presidenti dhe institucioni që ajo drejton, ka dorëzuar dhe një padi për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nuk mund t’i hiqet Avokatit të Popullit një kompetencë që ia ka dhënë Kushtetuta me një rregullore. Këshilli me këto dërgesat në mënyrë të menjëhershme dhe kohë të ndryshme ia kufizoi  edhe më tej mundësinë e zgjedhjes midis këtyre anëtarëre që ne kishim. Pavarësisht se në gjykimin tim kompetencat e Presidentit ishin interpretuar në një mënyrë të zgjeruar, ajo nuk përbën një shkelje të rëndë. Në mjaft raste edhe Kuvendi ka përdorur të njëjtën praktikë. Ka bërë edhe ç’emërime të personave që I ka emëruar Kuvendi, duke e marrë të mirëqenë që institucioni që ka të drejtën e emërimit, ka edhe të drejtën e ç’emërimit”, u shpreh Ballanca.

Më tej Avokati i Popullit tha se veprimet e kreut të KED-së kanë kufizuar mundësinë e Presidentit për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkoi nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve të KED, për të parë procedurën e ndjekur me dërgimin e listave të kandidatëve për GJK në Kuvend dhe presidencë. Nga ana tjetër, kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment