Aktualitet

Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata e Kurbinit lë të lirë tre të afërmit e ish-deputetit

Bëhet me dije se për Rudolfin dhe Gjonin është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa për Nikoll Fufin pritet të jepet masa.
Featured image of article: Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata e Kurbinit lë të lirë tre të afërmit e ish-deputetit Gjykata e Kurbinit

LEZHË– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë për Gjon, Rudolf dhe Nikolla Fufin. Bëhet me dije se për Rudolfin dhe Gjonin është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa për Nikoll Fufin pritet të jepet masa.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Meshkujt e fisit Fifi janë përfshirë ditë më parë në një konflikt me efektivët e policisë në Mamurras.  Reagimi i të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi, ka ardhur pas një aksioni të efektivëve të komisariatit në Kurbin.

Në orët e paradites , tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.

Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Madani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Tashmë të gjithë personat janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment