Politike

PËRPLASJA GJONI-MANASTIRLIU/ ‘Franca s’do marrë vaksinë nga COVAC, pse ne po? Ministrja: S’do marrim çfarë lë Gjermania. “Harron” të vdekurit gjatë shtetrrethimit: Ishte një i infektuar në ditë

Manastirliu është përgjigjur se me paratë që po jep, Shqipëria po siguron paraprakisht vaksinat në mënyrë që të mos marrë ato të kompanive që nuk u beson Gjermania dhe Franca.
Featured image of article: PËRPLASJA GJONI-MANASTIRLIU/ ‘Franca s’do marrë vaksinë nga COVAC, pse ne po? Ministrja: S’do marrim çfarë lë Gjermania. “Harron” të vdekurit gjatë shtetrrethimit: Ishte një i infektuar në ditë Ogerta Manastirliu dhe Ralf Gjoni

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është përplasur me deputetin Ralf Gjoni lidhur pandeminë e koronavirusit në vend. Në fjalën e tij, deputeti e ka pyetur përse Shqipëria do të blejë doza nga COVAC, në një kohë kur Franca ka deklaruar se nuk do japë paratë tek ta. Manastirliu është përgjigjur se me paratë që po jep, Shqipëria po siguron paraprakisht vaksinat në mënyrë që të mos marrë ato të kompanive që nuk u beson Gjermania dhe Franca. Më pas ajo ka vijuar me adresimet ndaj sulmet politike nga opozita e cila kërkon testime në masë. Për deklaratat e tyre, Manastirliu tha se të njëjtën gjë kërkonin edhe kur vendi ishte në shtetrrethim, kur infektohej një person në ditë.

PJESË NGA DEBATI:

Ralf Gjoni: Nuk kam interes që të bëj politikë. Nuk kam axhendë politike. Unë ngre pyetje. Bëra një pyetje si një person që e kam kaluar COVID-in. Është e turpshme që keqinterpretoni fjalën tim. Jam shumë mirënjohës. I jam mirënjohës edhe ministres. Vende si Franca kanë pikëpyetje për efikasitetin e OKB. Unë kam të drejtë të them që prioritet nuk duhet të jetë të hedhim lekë për vaksina por të blejmë teste. Sot shumë njerëz testohen në privat. Ju nuk doni debat, doni t’i kaloni gjërat fët e fët. Kam një pyetje: A është e vërtetë që Franca ka qënë që nuk do të blejmë doza për tek COVAC?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja Manastirliu: I nderuar zoti Gjoni, ashtu si doktor Pedro thotë që në këto kohë është treguar mungesë respekti. Nuk mund të bëhet pandemia çështje politike. Franca ka 66.9 mln banorë. Ashtu si Gjermania mund të negociojnë direkt me të gjitha kompanitë dhe aksesin ta kenë më të madh. Instrumenti bën që vendet ta marrim vaksinën. Nuk do të marrim ne një vaksinë që nuk e merr Gjermania dhe Franca. Nuk marrim vaksinë të pasigurtë. Shqipëria do të jetë e barabartë me shumë vende të tjera. Kur marrim një vendim kemi gjithmonë anti-podin e vendimit tjetër. Pandemia duhet të na bëjë bashkë. Sepse ndryshe humbet vlera e shkencës dhe autoriteteve shëndetësore. Njerëzit duhet të dëgjojnë faktet. Pse në fazën e parë të pandemisë, bënim teste. Ju thoshit pse nuk ka teste, por ç’të bënim teste për një person të infektuar? Vende si Gjermania tha që ka humbur gjurmimi, ndaj duhet filluar me izolimin. Nuk duhet ping-pong politik. Hajde të flasim dhe të informojnë. Jam e bindur që jam shumë konstruktiv po të doni. Por jo të thoni që nuk është vaksina që do marrë Franca. Pagesa që bëjmë ne, është parapagim për të siguruar aksesin e sigurt. Nuk do të jemi ndryshe nga vendet e tjera.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment