Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË– Avokati i Popullit ka dënuar gjuhën seksiste të përdorur nga analisti Frrok Çupi kundrejt politkanes Grida Duma, javën e kaluar, teksa të dy ishin të ftuar në studion e “Open”.
Përmes një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit shkruan se është e patolerueshme përdorimi i gjuhës seksiste dhe fyese kundër të ftuarve që janë gra, duke i intimiduar dhe përdorur etiketime që theksojnë stereotipet gjinore në shoqëri, referuar termave të përdorur nga Çupi.
Avokati i Popullit shton se gjuha seksiste është shprehje e maskulinitetit dhe një shprehje e dhunës me bazë gjinore. Gratë që sfidojnë ose devijojnë nga ajo që vlerësohet si vendi i tyre “i duhur” në shoqëri, mund të përballen me seksizëm dhe misogjeni dhe kjo është ajo çka u vu re gjatë debatit televiziv, sipas AP-së. Institucioni i Avokatit të Popullit e quan të papranueshme sidomos përdorimin e gjuhës seksiste dhe të urrejtjes pikërisht gjatë ditëve kur shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara janë duke zhvilluar Fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, anembanë botës.
Reagimi i plotë
Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësim lidhur me respektimin e etikës gjatë një debati televiziv të transmetuar në një emision me shikueshmëri të lartë në një Televizion Kombëtar. Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson se është i patolerueshëm përdorimi i gjuhës seksiste dhe fyese kundër të ftuarve që janë gra, duke i intimiduar dhe përdorur etiketime që theksojnë stereotipet gjinore në shoqëri. Gjuha seksiste është shprehje e maskulinitetit dhe një shprehje e dhunës me bazë gjinore. Ajo është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe përjetohet nga gratë e vajzat vetëm për arsyen se janë të gjinisë femërore. Gratë që sfidojnë ose devijojnë nga ajo që vlerësohet si vendi i tyre “i duhur” në shoqëri, mund të përballen me seksizëm dhe misogjeni dhe kjo është ajo çka u vu re gjatë debatit televiziv. Institucioni i Avokatit të Popullit e quan të papranueshme sidomos përdorimin e gjuhës seksiste dhe të urrejtjes pikërisht gjatë ditëve kur shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara janë duke zhvilluar Fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, anembanë botës. Avokati i Popullit ka bindjen se barazia gjinore është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë, respektimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e mirëqenies për të gjithë, që ngërthen në vete të drejta të barabarta për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, si dhe të njëjtin vizibilitet, fuqizim, përgjegjësi dhe pjesëmarrje në të gjitha sferat e jetës publike dhe private. Institucioni i Avokatit të Popullit bën thirrje të merren masa për ta parandaluar dhe luftuar seksizmin dhe manifestimet e tij në sferat publike dhe private, të luftohet gjuha e urrejtjes për shkak të gjinisë apo për çfarëdo shkaku tjetër, si dhe të sigurohet mbrojtja e respektimi i të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë tonë.
Javën e shkuar, në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjëshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian, Luigi Soreca përsëritën sot sërish me forcë nevo...
TIRANË– Partia Socialiste ka mbyllur ‘derën’ e sja dhe nuk pret më aplikime për kandidatët e 25 prillit. Dosja.al mëson se rreth 1 600 persona kanë a...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka publikua...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme ka zhvilluar mbledhje urgjente. Bëhet e ditur se në mbledhje janë miratuar procesverbalët për...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi denoncon skemën e qeverisë për rimburësimin e barnave që merren për trajtimin e Covid-19 në shtë...
TIRANË– Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ një foto nga momenti kur kancelari gjerman Willy Brandt gjynjëzohet...
TIRANË– Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka mbështetur mesazhin e dhënë pak minuta më parë nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim se duhen plotësua...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të nj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm në njësinë bashkiake numër 11 aty ku ka zhvilluar takim me bizneset e vogla dhe të mesm...