Politike

Përplasja e Policisë me biznesmenët në Lungomare, Meta reagon ashpër: Dhunë e pajustifikur, Vlora nuk e meriton këtë trajtim

Ilir Meta shkruan se përdorimi i forcës është i pajustifikuar, ndërsa bën thirrje për dialog mes palave. Po ashtu Meta shton se shtetit duhet që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për ta.
Featured image of article: Përplasja e Policisë me biznesmenët në Lungomare, Meta reagon ashpër: Dhunë e pajustifikur, Vlora nuk e meriton këtë trajtim Ilir Meta, president

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen e Policisë së Shtetit me administratorët e bizneseve në zonën e Lungomares në Vlorë. Duke shpërndarë pamjet nga shoqërimi i një prej biznesmeneve me dhunë nga Policia, Meta shkruan se përdorimi i forcës është i pajustifikuar, ndërsa bën thirrje për dialog mes palave. Po ashtu Meta shton se shtetit duhet që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për ta.

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor. Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme. Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!,”-shkruan Meta. 

Por çfarë ndodhi dje mbrëma? (Shiko këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bizneset në Lungomare patën një përplasje me Policinë. Ata vendosën mbrëmjen e djeshme, pak minuta para mbylljes zyrtare të orarit të lejuar për të mbajtur muzikë në ambientet e tyre, që të “përshëndesnin” shtetin me Himnin Kombëtar. Më pas, pas mbërritjes së forcave të Policës, mes dy palëve pati përplasje dhe shoqërime. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment