Politike

Përplasja e Metës me policinë te zyrat e FRD, Shehi: Akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!

Shehi shprehet se skena të tilla në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.
Featured image of article: Përplasja e Metës me policinë te zyrat e FRD, Shehi: Akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit! Dashamir Shehi

TIRANË– Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka reaguar pas sulmit që ndodhi ditën e sotme në zyrat e FRD-së në Tiranë. Shehi shkruan në ‘Facebook’ se presidentit Meta iu rrezikua sot jeta teksa u përball me policët e Bashkisë së Tiranës dhe njerëz të veshur civilë, që kishin zaptuar zyrat e FRD-së.

Shehi shprehet se skena të tilla në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.

POSTIMI:

Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit !Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik.Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik.Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj thirrje Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Përplasja e Metës me policinë te zyrat e FRD, Shehi: Akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit!

  1. Miq, a ka njerëz normalë në Shqipërinë tonë? Kush i rrezikoi jetën presidentit? A e sulmoi njeri në zyrën apo shtëpinë e tij???!!!

Shto Koment