LIVE UPDATES
Bota

Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi, Biden planifikon të sqarohet me presidentin Macron

19 Shtator 2021, 18:10 Nga DOSJA
Përplasja diplomatike për nëndetëset në Australi, Biden

Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin diplomatik që u shkaktua midis dy aleatëve tradicionalë, kur Australia anuloi një kontratë për nëndetëse me Parisin në favor të një aleance të re të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Ndërkohë kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se qeveria franceze duhet ta kishte ditur se Kanberra kishte “shqetësime të thella dhe serioze” në lidhje me nëndetëset franceze para se të hiqte dorë nga ajo marrëveshje javën e kaluar. Franca është e zemëruar me vendimin e Australisë për t’u tërhequr nga një marrëveshje miliarda dollarëshe për ndërtimin e nëndetëseve franceze në favor të anijeve amerikane me energji bërthamore.

Zoti Morrison tha se e kupton “zhgënjimin” e qeverisë franceze, por shtoi se ai i kishte ngritur problemet për marrëveshjen “disa muaj më parë”, ashtu siç kishin bërë ministrat e tjerë të qeverisë australiane.

“Unë mendoj se nuk kishte mundësi që ata të mos ta dinin se ne kishim shqetësime të thella dhe serioze se kapaciteti i ofruar nga nëndetëset Attack Class nuk do të përmbushte interesat tona strategjike dhe ne e bëmë shumë të qartë se do të merrnim një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar,” tha ai në një konferencë shtypi në Sidnei.

Zoti Morrison tha se do të kishte qenë “neglizhencë” të zbatohej marrëveshja kundër këshillave të zbulimit dhe mbrojtjes dhe se kjo do të ishte në kundërshtim me interesat strategjike të Australisë.

“Nuk pendohem për vendimin për të vënë interesin kombëtar të Australisë në radhë të parë,” tha ai. Ministri i Mbrojtjes i Australisë Peter Dutton tha se Kanberra nuk mund të blinte anije franceze me energji bërthamore sepse ato kërkojnë karikim ndërsa nëndetëset amerikane jo.

Ish-ambasadori francez në Shtetet e Bashkuara, Gerard Araud e denoncoi të dielën marrëveshjen mes Australisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë si një goditje pas krahëve.

“Jo vetëm që (humbëm) një kontratë të rëndësishme, por një partneritet strategjik u hodh poshtë brenda natës dhe u shpall një partneritet tjetër nga ku Franca është e përjashtuar. Dhe më keq akoma ne zbulojmë se amerikanët dhe australianët kanë komplotuar (pas) shpinës sonë për javë dhe muaj të tërë. Ne jemi aleatë. Aleatët nuk trajtohen kështu”, tha ai.

Australia do të marrë nëndetëse me energji bërthamore si pjesë e një aleance të re mbrojtëse të shpallur me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë të mërkurën, në një pakt që shihet gjerësisht se synon të luftojë rritjen e Kinës. Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta e përshëndeti marrëveshjen, si forcim i një aleance përballë një Kine që kërkon të rrisë ndikimin e saj në rajonin e Indi-Paqësorit.

“Ne do të kemi dallimet tona, do të bëjmë edhe gabime. Por në fund të fundit nëse po përballemi me kundërshtarë të përbashkët, siç është rasti i Kinës dhe Rusisë apo të tjerëve, atëherë është e domosdoshme të punojmë më mirë së bashku”, tha zoti Panetta.

Të premten, Franca thirri ambasadorët e saj nga Kanberra dhe Uashingtoni dhe akuzoi aleatët e saj se kishin “gënjyer” për planet e tyre.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron joe biden perplasja shba-france emmanuel macron joe biden perplasja shba-france

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni