DikurPolitike

Përplásja Bushati- Çavuşoğlu në 2018, ish-ministri: Sulltani kërkon gjëra që… Rama iu përgjigj me tundjen e kokës (HISTORIA)

Ndërkohë që qeveria shqiptare ishte mes dy zjarreve, një nga perëndimi e një nga lindja. Ish-ministri Ditmir Bushati, u raportua se i tha kryeministrit në një mbledhje qeverie, “Sulltani na kërkon gjëra që nuk mund t’ia plotësojmë,” , ndërsa ky i fundit iu përgjigj me një të tundur të kokës.
Featured image of article: Përplásja Bushati- Çavuşoğlu në 2018, ish-ministri: Sulltani kërkon gjëra që… Rama iu përgjigj me tundjen e kokës (HISTORIA) Edi Rama, kryeminister, Ditmir Bushati-ish-minister, Rexhep Taip Erdogan dhe Harun Celik

TIRANË- Deportimi në Turqi i mësuesit 41-vjeçar Harun Celik, i identifikuar nga shërbimet sekrete turke si pjesë e lëvizjes gyleniste në Shqipëri, risjell në qendër të debatit, kërkesën që Turqia i bëri dy vite më parë Shqipërisë. Gjatë një vizite në Tiranë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu e vendosi vijën e kuqe tek të strehuarit e lëvizjes Gylen. Homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati tentoi të shmangte telashin gjatë një konference të përbashkët për shtyp.

“Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë”, tha Çavuşoğlu në Tiranë. Bushati u përgjigj se Shqipëria do zbatonte “dokumente të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ekstradimit”.

Ndërkohë që qeveria shqiptare ishte mes dy zjarreve, një nga perëndimi e një nga lindja. Ish-ministri Ditmir Bushati, u raportua se i tha kryeministrit në një mbledhje qeverie, “Sulltani na kërkon gjëra që nuk mund t’ia plotësojmë,” , ndërsa ky i fundit iu përgjigj me një të tundur të kokës.

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment