Aktualitet

Përplasi qëllimisht për vdekje shokun e tij, telefoni i Markut u gjend mbi kofanon e makinës së Mhill Gegës

Për shkak të disa konflikteve për motive të dobëta, dy miqtë ishin kthyer në armiq me njëri-tjetrin, ku për tre vite me radhë, kishin shkëmbyer sharje dhe ofendime.
Featured image of article: Përplasi qëllimisht për vdekje shokun e tij, telefoni i Markut u gjend mbi kofanon e makinës së Mhill Gegës Mhill Gega

LEZHË– Mhill Gega, është dënuar me burg ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës pasi përplasi me makinë për vdekje Mark Gjetën. Për shkak të disa konflikteve për motive të dobëta, dy miqtë ishin kthyer në armiq me njëri-tjetrin, ku për tre vite me radhë, kishin shkëmbyer sharje dhe ofendime.

Telefoni i viktimës, thotë prokuroria, është gjendur dhe sekuestruar mbi kofanon e makinës së autorit të krimit.

Nga ana tjetër, në sallën e gjyqit Mhill Gega ka deklaruar se: “Mark Gjeta më ka dalë para makinës, mundova të frenoj, por makina më ka rrëshqitur nga akulli. Është e vërtetë që kemi pasur konflikte, po i kishim zgjidhur, nuk kisha qëllim ta aksidentoja…”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bungaj, ku shtetasi Mhill Gega, 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz” shtetasin Mark Gjeta, 68 vjeç, banues në fshatin Bungaj. Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment