Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë Mark Gjetën, zbardhet dëshmia e autorit: Më ka nxirë jetën, vetëm shante dhe ofendonte!

Mhill Gega është shprehur se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi pasi prej kohësh 68-vjeçari e shante dhe e dhunonte. Megjithatë shjton se është penduar për krimin, të cilin e ka cilësuar si një 'rrëshqitje' të momentit. 
Featured image of article: Përplasi për vdekje me makinë Mark Gjetën, zbardhet dëshmia e autorit: Më ka nxirë jetën, vetëm shante dhe ofendonte! Foto ilustruese

MIRDITË- Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Mark Gjetës, Mhill Gega, i cili disa ditë më parë shtypi me makinë bashkëfshatarin e tij. Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Mirditës, Gega është shprehur se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi pasi prej kohësh 68-vjeçari e shante dhe e dhunonte. Megjithatë shjton se është penduar për krimin, të cilin e ka cilësuar si një ‘rrëshqitje’ të momentit. 

“Më ka nxirë jetën, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Më ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit,”-tha ai para efektivëve.

60-vjeçari Mhill Gega, u arrestua mesditen e së mërkures pasi përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta, në fshatin Bungaj të Mirditës. Fillimisht ngjarja u raportua si aksident, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjithçka ishte e qëllimshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje pak kohë më parë Mark Gjeta bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij, episod që kishte ndezur gjakrat mes tyre. Ndaj Gegës, është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe pritet që të merret dënimi nga togat e zeza të Gjykatës së Lezhës. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment