Aktualitet

Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Përrenjas dhe u largua, arrestohet shoferi i “Audit”

Policia ka arrestuar drejtuesit e "Audit" që i mori jetën 25-vjeçarit ditën e djeshme në Përrenjas.
Featured image of article: Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Përrenjas dhe u largua, arrestohet shoferi i “Audit” Foto ilustruese

PËRRENJAS –Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”, që aksidentoi për vdekje të riun në Përrenjas. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar me iniciale A.H.

Ky i fundit pasi përplasi 25-vjeçarin M.K., u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, i riu ndërroi jetë.

Njoftimi policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor  Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke  drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë  aksidentoi me pasojë  vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit” Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment