Aktualitet

Përplasi motorin në hyrje të Fushë-Krujës, arrestohet shoferi i “Golf-it”

Policia ka arrestuar shoferin e "Golf-it", i cili përplasi një motor ditën e djeshme në hyrje të Fushë-Krujës.
Featured image of article: Përplasi motorin në hyrje të Fushë-Krujës, arrestohet shoferi i “Golf-it” Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË -Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Golf”, i cili përplasi një motor “Piaggo” ditën e djeshme në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë 36-vjeçari me iniciale Z.Ll. Drejtuesi i motorit ndërkohë, S.V. 52-vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: Z. Ll., 36 vjeç, banues në banues në Laç, pasi më datë 14.07.2020, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin S. V., 52 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme një makinë tip “Golf”, përplasi një motor në hyrje të Fushë-Krujës. Dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e madhE me të cilën lëvizte makina.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment