Aktualitet

Përplasi mjetin me murin, ndërron jetë 53 vjeçari me probleme shëndetësore

Diten e sotme ka humbur jeten nje 53 vjecar i cili humbi kontrollin e mjetit duke u perplasur me nje mur.
Featured image of article: Përplasi mjetin me murin, ndërron jetë 53 vjeçari me probleme shëndetësore Foto ilustruese

LUSHNJE– Për shkak të problemeve shëndetësore ditën e sotme ka humbur jetën një 53 vjeçar në Lushnje. Policia bën me dije se shtetasi i cili ishte banues në Plug po drejtonte mjetin tip ‘Benz’ dhe për shkak të problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë. Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment