Sport

Përplasi makinat në parking dhe u largua në këmbë, mesfushori anglez vihet në kërkim nga policia

Një dëshmitar është shprehur se shoferi i mjetit ka dhënë të dhënat personale tek njëri prej pronarëve të dëmtuar dhe ka ikur në këmbë, duke lënë makinën në mes të rrugës.
Featured image of article: Përplasi makinat në parking dhe u largua në këmbë, mesfushori anglez vihet në kërkim nga policia Aston VilLA

ANGLI– Policia angleze ka nisur një hetim për shkak të një fotoje të mesfushorit të Aston Vilës, Jack Grealish. Kamerat e sigurisë së bizneseve kanë pikasur një mjet tip “Range Rover”, i cili rreth orës 10 të mëngjesit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makina të parkuara anës rrugës.

Një dëshmitar është shprehur se shoferi i mjetit ka dhënë të dhënat personale tek njëri prej pronarëve të dëmtuar dhe ka ikur në këmbë, duke lënë makinën në mes të rrugës.

Dy makinat e parkuara kanë pësuar dëmtime relativisht të vogla, ashtu si edhe mjeti i Grealish.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka nisur hetimet, duke sekuestruar mjetin e lënë në rrugë dhe më pas identifikimin e autorit të kësaj ngjarje, që nga fotot e zbuluara duket qartë se është është ylli i Aston Vilës.

(e.c/dosja.al)

Shto Koment