Bota

I mbaron karburanti në fluturim, rrëzohet avioni në Ukrainë, 5 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një avion është rrëzuar ditën e sotme në Ukrainë ku kanë mbetur të vdekur 5  persona, dhe tre të tjerë janë plagosur.
Featured image of article: I mbaron karburanti në fluturim, rrëzohet avioni në Ukrainë, 5 të vdekur dhe 3 të plagosur Pamje nga vendi i ngjarjes

UKRAINË- Një avion është rrëzuar sot  pranë qytetit perëndimor të Lviv, ku për pasojë kanë  mbetur të vdekur pesë njerëz dhe janë plagosur tre të tjerë.

Shkak për akstidentin  tragji, është bërë mungesa e karburantit, raportojnë mediat e huaja.

Ministri i Infrastrukturës ukrainase Vladyslav Krykliy njoftoi numrin e viktimave në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe tha se po zhvillohet një hetim.

Ai tha se aeroplani An-12 mbante shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe një pasagjer mëngjesin e kësaj të premteje, kur kërkoi të bënte një ulje emergjente për mungesë karburanti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimi rajonal i urgjencës tha në një deklaratë se punonjësit e urgjencës shpëtuan, 3  u plagosën dhe 5 të tjerë humbën  jetën.

Burimi: abcnews

A.C/Dosja.al

Shto Koment