Aktualitet

Përplasen tre makina në Lushnje, kamionçina dhe një mjet tjetër përfundojnë jashtë rrugës, plagoset një nga shoferët

FOTO
Aksident në Lushnje, nga përplasja e tremakinave është plagosur një person.Mësohet se shoferi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë.
Featured image of article: Përplasen tre makina në Lushnje, kamionçina dhe një mjet tjetër përfundojnë jashtë rrugës, plagoset një nga shoferët Pamje nga aksidenti
Përditësuar:

Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në orën 08:20, ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Gorre në Lushnje, ku nga përplasja e 3 mjeteve është plagosur një person.

Pamje nga aksidenti

Mësohet se një mjet bujqësor tip freze që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip ‘Benz’ me targa AA 461DY e ngarkuar me bidonë qumështi. Më pas, kjo e  fundit u godit nga mjeti tip Benz me targa AA 256 FP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje nga aksidenti

Si pasojë e aksidentit kamionçina dhe mjeti bujqësor kanë përfunduar jashtë rruge, në kanal, ku edhe u plagos një nga shoferët. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Pamje nga aksidenti

J.V/Dosja.al

Shto Koment