Aktualitet

Përplasën për vdekje biznesmenin 61-vjeçar në Lezhë/ Gjykata jep vendimin për dy të rinjtë…

Gjykata ka caktuar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D.
Featured image of article: Përplasën për vdekje biznesmenin 61-vjeçar në Lezhë/ Gjykata jep vendimin për dy të rinjtë… Foto ilsutruese

LEZHË-Gjykata e Lezhës ka caktuar sot vendimin për 2 shoferat që kanë aksidentuar për vdekje biznesmenin 61-vjeçar Gjon Kola.  Bëhet e ditur, se ndaj tyre është vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Specifikisht, Gjykata ka caktuar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e dielë, teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjtë kanë përplasur për vdekje biznesmenin 61-vjeçar Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë, i cili po tentonte të kalonte rrugën.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment