Aktualitet

Përplasen dy mjete në aksin Shkodër-Koplik, plagoset rëndë një nga drejtuesit, niset me urgjencë drejt spitalit (VD)

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur rëndë  një nga drejtuesit e mjeteve.

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Dobraç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur rëndë  një nga drejtuesit e mjeteve.

Mësohet se i plagosuri po transportohet me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak
Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish-SMT, në fshatin Dobraç të Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment