Aktualitet

Përplasen dy makina në Mallakastër/ Humb jetën një person, dy të plagosur bllokohen në makinë

MALLAKASTËR– Një aksident ka ndodhur në fshatin Fratar të Mallakastrës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se një person ka humbur jetën.

Si pasojë e përplasjes njëri nga automjetet ka pësuar dëmtime në strukturë duke bllokuar brenda dy pasagjerë.

Në ndihmë të pasagjerëve kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti.

Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shto Koment