Aktualitet

Përplasen dy automjete në Paskuqan, plagosen 4 persona

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Paskuqan, duke shkaktuar 4 të plagosur.
Featured image of article: Përplasen dy automjete në Paskuqan, plagosen 4 persona Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Paskuqan. Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 shtetas që ishin në njërin nga mjetet dhe shoferi i automjetit tjetër. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion Paraprak: 

Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment